TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme zhvilloi sot një ceremoni me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Ministri Edmond Panariti, që fjalën e tij e nisi në gjermanisht për të kaluar më pas në shqip, theksoi se marrëveshja e vitit 1987 i hapi rrugën marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, provë e të cilave është numri i kompanive gjermane në Shqipëri dhe ai i studentëve shqiptarë në Gjermani.
Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se që nga viti 1988, Gjermania është donatori më i madh i Shqipërisë me një vlerë kredish e grantesh që i kalon 1 miliard Euro.
Ambasadorja gjermane Holtkemper vuri theksin në bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve dhe, duke iu referuar perspektivës evropiane të Shqipërisë, pohoi se "Evropa ka mësuar nga e kaluara". Ambasadorja theksoi se "kriza na mësoi se na duhet më shumë Evropë dhe një Evropë më e mirë".
Ndërsa Kryeministri Berisha tha se shqiptarët përkulen me respekt përpara ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, të cilin e cilësoi si më të madhin e të gjitha kohërave për rolin e tij në rrëzimin e Murit të Berlinit që shënoi edhe rënien e komunizmit në Evropën juglindore.
Të shoqëruar nga përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, tre personalitetet ngritën një dolli dhe vizituan disa prej dokumenteve kyçe të firmosura nga dy vendet, të cilat ishin ekspozuar në hollin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
(im/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com