Ministrat Ahmetaj e Veliaj
me shtresat në nevojë

Ministrat Ahmetaj e Veliaj<br />me shtresat në nevojë

2014-ta do të jetë një vit dhe epokë e re e trajtimit të komunitetit rom në rajonin e Gjirtopkastrës, duke filluar me rehabilitimin e lagjeve dhe plotësimin e kushteve të jetesës.
Ky ka qenë premtimi i ministrave dhe deputetëve socialist Erjon Veliaj dhe Arben Ahmetaj për këtë kategori, gjatë shpërndarjes së dhuratave dhe ndihmave për fëmijët e komunitetit rom dhe shtresa të tjera në nevojë per festat e fundvitit.
Fillimisht ata janë ndalur në qendrën ditore “Vatra e Ngrohtë” në lagjen “Palorto” në qytetin e Gjirokastrës, ku trajtohen fëmijë të braktisur, dhe më pas në lagjen “Zinxhira” në periferi të Gjirokastrës në afërsi të Lazaratit, ku jeton komuniteti rom.
Pako me ndihma ministrat kanë shpërndarë edhe në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, si dhe për banorët e disa komunave të varfëra në rrethet e Tepelenës dhe Përmetit.


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim