Ministrat e BE për ndërprerje të "menjëhershme" të luftimeve
Bruksel: 27 Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së kërkesën ndërprerjen e luftimeve në Lindjes së Mesme
27 Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së theksuan kërkesën e tyre për ndërprerje të luftimeve në konfliktin e Lindjes së Mesme. E re në formulimin e kërkesës së tyre është "e menjëhershme".
BE insiston për ndërprerje humanitare të luftimeve në Lindjen e Mesme. "Në sfondin e gjendjes humanitare duhet patjetër një ndërprerje e luftimeve, madje kjo menjëherë", tha i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në përfundim të takimit të 27 ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel. Për deklaratën e nxjerrë pas takimit përfaqësuesit e shteteve të BE-së kishin rënë dakord qysh një ditë më parë. E reja në kërkesën e tyre është, se ndërprerja e luftimeve duhet të bëhet "menjëherë". Eshtë e nevojshme të krijohen korridore humanitare, në mënyrë që ndihmat të mbërrijnë në Gazë.
Borrell deklaroi gjithashtu, se do të shkojë ditët e ardhshme në Lindjen e Mesme. Brenda javës ai planifikon të shkojë në Izrael dhe në territoret palestineze si dhe në Bahrain, Arabinë Saudite dhe në Jordani, tha Borrell. Ai do të bisedojë "me politikanët drejtues në rajon për ndihmat humanitare dhe çështjet politike".
Në takimin e këshillit për politikën e jashtme ishte i pranishëm edhe komisari përgjegjës Janez Lenarcic. Sipas të dhënave të tij në Gazë nuk ka më furnizim me ujë, ushqime dhe medikamente.
Kryediplomati i BE-së për një zgjidhje me dy shtete
BE insiston për hapjen e korridoreve humanitare, në mënyrë që të mbërrijnë ndihmat në Rripin e Gazës. 40 kamionë kalojnë ndërkohë çdo ditë pikën kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit. Por kjo është shumë pak, theksoi Borrell. Përpara luftës kalonin 500 kamionë në ditë. Tani po mendohet që ndihmat të transportohen nga deti.
Duhet t'i jepet fund konflitkit dhe të fokusohemi tek një perspektivë afatgjatë, tha kryediplomati i BE-së. "Kjo zgjidhje mund të jetë vetëm krijimi i dy shteteve"./DW
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 8011
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore! Por kush ishte prezent në këtë event?
22 Nëntor, 20:12
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga SEPA si qytetarë?
22 Nëntor, 15:19
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
22 Nëntor, 11:21
-
Bregu: SEPA në Ballkan, një hap i madh drejt BE
22 Nëntor, 09:25
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34