Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për 40 mijë refugjatët që kanë udhëtuar me barka në Mesdhe në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Në takim, ministrat ranë dakord që të zhvendosin 32 256 refugjatë nga dy vendet e Evropës jugore.
Gjermania do të jetë vendi që do pranojë numrin më të madh të emigrantëve, mbi 10 mijë, kurse Austria dhe Hungaria nuk pranuar të marrin asnjë emigrant.
Takimi special i dha fund rrugës qorre të 28 vendeve të BE-së për të ndarë refugjatët në mënyrë të drejtë për dy vitet e ardhshme. Por, pavarësisht kësaj ende mijëra emigrantë ndodhen në Greqi dhe Itali.
OKB tha në fillim të këtij muaji se rreth 137 mijë njerëz kanë mbërritur vetëm në Greqi, Itali, Spanjë dhe Maltë, ku shumica hyjnë në BE përmes Ballkanit. BE do të ofrojë 6 mijë euro për çdo refugjat për vendet që pranojnë të marrin emigrantë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com