TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që u shpreh se ishte i tronditur nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për 21 janarin. “Institucionet nuk forcohen duke i sulmuar, por duke i mbrojtur” tha Halimi duke folur për TV Klan, duke theksuar se i gjithë procesi ka qenë transparent.
Halimi tha se ligjet për Gardën e Republikës janë shumë të qarta. “Ligjet e gardës flasin qartë se cila është faza e parë e paralajmërimit, ç’ndodh kur thyhen muret e institucioneve”, tha ai. Por ajo që ka habitur ka qenë një krahasim i ministrit të Drejtësisë me një vrasje të ndodhur në ambasadën amerikane disa kohë më parë. “Kur qytetarët kanë arritur të kacavirren në muret e ndonjë ambasade, janë ekzekutuar”, tha Halimi, duke iu përgjigjur kështu Arvizusë se dhe ata janë vrasës.
Njëherësh ka tha se ka një praktikë të konsoliduar botërore lidhur me vendimet e gjykatave ne rastet kur sulmohen nga institucionet. E qartë është eksperienca shqiptare. Ndërkohë Halimi e quan e quan të padrejtë sulmin ndaj trupës që shpalli vendimin për pafajësi të të pandehurve për vrasjet e 21 janarit. Të njëjtin qendrim ministri mban dhe për sulmin ndaj gjyqtarëve, nga disa të përditshme, që i cilësoi si të opozitës.
Ndërkohë zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka kryer funksionin e zëdhënëses dhe për Gjykatën e Tiranës që sulmoi SHBA. Bregu e ka shpërndarë deklaratën e gjykatës në faqen e saj në Facebook, ndërsa kryeministri Berisha deklaroi se ai nuk ndërhyn në vendimet e gjykatës. Madje në faqen e saj të facebookut ka pasur debate të forta në lidhje me këtë fakt, ku është përfshirë dhedeputeti i PS, Kadeli.
Reagon dhe nënkryetarit i grupit të PS ndaj akuzës së Halimit. “Unë njoh një idiot, Ministrin e Drejtësisë në këtë vend. Paska thënë se kur njerëzit kapërcejnë muret e ndonjë ambasade ata vriten!! Jam i bindur që i përgjigjet amerikaneve. Ka parasysh Bengazin me tre viktima nga radhët e amerikanëve dhe bën analogji”, tha Braçe në facebook. Njëherësh ai i kujton ministrit se ç’quhet ambasadë. “Idiot! Territori i një ambasade është territor sovran i një shteti tjetër. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është territor shqiptar, i lirë e i kalueshëm e vend qëndrimi për çdo shqiptar. Territori i kryeministrisë është po i tillë. Idiot! Në Bengazi kishte sulm terrorist të armatosur deri me predha antitank (origjina e tyre mund të të vërë në siklet të madh ty e Saliun tënd); në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nuk u gjet qoftë dhe një njeri i vetëm i armatosur, jo e jo një i vetëm që të ketë sulmuar me armë godinën e Qeverisë!”, shkruan Braçe.
Sipas tij, në kryeministri s’hyri asnjeri nga të katër të vrarët, ata u vranë në rrugë të madhe kur ishin me duar në xhepa. Për Braçen ligji për Gardën s’thotë kërkund që ekzekutohen njerëzit.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nishani thërret Kryeprokurorin