Ministrat e Energjisë së BE-së takohen në Luksemburg, diskutime për çmimin tavan për gazin

Ministrat e Energjisë së BE-së takohen në Luksemburg, diskutime për çmimin tavan për gazin

Flamuri i BE-së

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian takohen më 25 tetor në Luksemburg për të biseduar për vendosjen e mundshme të çmimit tavan për gazin.

Ata po ashtu do të diskutojnë për hapat e tjerë, por vendimi për këto çështje pritet të merret pas disa javësh. Blloku prej 27 anëtarëve po shikon për mënyrat se si të ulë çmimet e larta të energjisë, pasi Moska reduktoi furnizimet me gaz.

Reduktimi i furnizimeve të energjisë ruse erdhi pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke shkaktuar rritjen e çmimeve, që arritën në nivele rekorde në gusht.

Në takimin e ministrave në Luksemburg po ashtu pritet të diskutohet për parimet se si një çmim tavan ndaj gazit do të mund të funksiononte, por edhe për pengesat e mundshme nëse merret një vendim i tillë.

Ditëve të fundit, çmimet e gazit kanë rënë, teksa shtetet po tentojnë të krijojnë furnizime të mjaftueshme për stinën e dimrit. Megjithatë, disa zyrtarë të BE-së thonë se ende është e nevojshme që të vendoset një çmim tavan, me qëllim që gjatë dimrit mund të ketë rritje të re të çmimeve në Evropë./REL 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë