Ministrat e eurozonës, mbledhje
urgjente në Bruksel

Ministrat e eurozonës, mbledhje<br />urgjente në Bruksel
BRUKSEL- Në ora 17.00 është thirrur në Bruksel mbledhja e ministrave të Financave të zonës euro, kushtuar rrezikut të largimit të Greqisë nga sistemi i monedhës së përbashkët. Por, nuk është kjo e vetmja kokëçarje. Tema e dytë e ditës do të jetë dështimi i qeverisë spanjolle për të “pastruar” borxhet e këqia të bankave të nivelit të dytë të vendit. Deri tani, ajo ka tentuar katër herë një gjë të tillë, por pa sukses.

Po, a llogariten dot efektet e daljes së Greqisë nga euro?
Nëse autoritetet e zones euro do të bindnin investitorët dhe publikun se skenari i daljes së mundshme të Greqisë nga eurozona është një rast unik, efektet e daljes mund të frenoheshin. Nëse jo, një dalje e Greqisë shumë shpejt do kthehej në një shpërbërës të projektit të monedhës së përbashkët. Pyetja e pashmangshme pas daljes do ishte: “Kush e ka radhën?” Sytë do të ktheheshin shpejt edhe drejt Portugalisë, e cila i shkoi pas Greqisë në klubin e shpëtimit. Investitorët do të shisnin bonot portugeze, do të tërhiqnin paratë nga bankat e vendit dhe të nxirrnin eurot jashtë kufirit nga frika e daljes dhe zhvlerësimit.

Patrick Honohan, guvernatori i Bankës Qendrore Irlandeze, tha në një konferencë në Estoni në fundjavë: “Mund të ndodhin gjëra që nuk janë imagjinuar në traktate. … Teknikisht një dalje e Greqisë mund të menaxhohet. … Nuk është domosdoshmërisht fatale, por nuk është tërheqëse.” Së bashku me politikëbërësit në eurozonë, BQE ka shtuar presionet mbi Greqinë që t’u përmbahet kushteve për të cilat është rënë dakord në programin shpëtues – dhe paralajmëroi se mosplotësimi i tyre mund të çonte në një ndërprerje të mbështetjes së jashtme financiare.
(sg/gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës