Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, do të sillte një tronditje të madhe për ekonominë globale. Kështu kanë deklaruar ministrat e Financave në fund të takimit dy ditor të G-20-ës në Kinë.

Përgjegjësi i financave angleze George Osborne tha për BBC se çështja e referendumit ishte tmerrësisht serioze. Ndërsa për kreun e UKIP-it Nigel Farage, deklarata e ministrave të financave nuk ishte surprizë.

"Unë nuk habitem që qeveritë e mëdha bëhen bashkë për të ndihmuar David Cameron”, tha ai duke shtuar”Janë bankat e mëdha në lojë, bizneset e mëdha, shtetet e fuqishme që i mbrojnë shpatullat njëri-tjetrit, por kjo nuk i bën përshtypje votuesve”.

Vetë Cameron  ka mbërritur në Irlandën e Veriut si pjesë e turit të tij në Mbretërinë e Bashkuar,  me qëllim bindjen e zgjedhësve se qëndrimi në një Bashkim Europian të reformuar është më së pari në interesin e tyre.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)