Ky takim u krye në kuadër të nismës për “Bashkëpunim të Përforcuar në Kuadër të Procesit të Stabilizim – Asociimit” (Enhanced Cooperation within the Stabilization and Association Process) dhe pason takimin e mbajtur më 10 korrik në Kotorr të Malit të Zi.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve të rajonit, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi, që u zhvillua në Nju Jork.
Përveç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë takim morën pjesë Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila do të drejtojë politikën e jashtme të BE-së.
Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë në vazhdën e Konferencës së Berlinit. Nëpërmjet këtyre takimeve jo formale synohet krijimi i një mekanizmi koordinimi për gjashtë vendet e rajonit të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
