Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian

BRUKSEL - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të mbajnë takimin informal jo në Budapest, por zyrat qëndrore në në Bruksel, për të treguar pakënaqësinë në rritje ndaj kryeministrit të Hungarisë, Victor Orban.

Mbledhja, ku nuk pritet të merret ndonjë vendim zyrtar, ishte planifikuar të mbahej në kryeqytetin hungarez, vend i cili ka presidencën e BE-së, por u zhvendos në Bruksel, në shenjë proteste për takimin e zotit Orban me presidentin rus Putin në fillim të korrikut.

Vendimi për të mbajtur takimin e ministrave të Jashtëm me Bruksel dhe jo në Budapest, është një mesazh i qartë se vendet e Bashkimit Europian nuk bien ndakord politikat që po ndjek Hungaria ndërsa mban presidencën e unionit, thanë ministrat e Jashtëm të Belgjikës dhe Lituanisë

“Mirseseerdhët në Bruksel, është jo e zakontë që mbledhjet informale të ministrave të Jashtëm të mbahen këtu, pasi përgjithësisht ato mbahen në kryeqytetin e vendit që mban presidencën e Bashkimit Europian. Dhe siç e dini, kryesimin nuk e kemi ne. Vendimi për ta mbajtur takimin në Bruksel dhe jo në Budapest është një mesazh i qartë mospajtimi nga ana e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jasthme të Bashkimit Europian, Josep Borrel lidhur me qëndrimin që ka mbajtur Hungaria në skenën ndërkombëtare, veçanërisht lidhur me luftën e nisur nga Rusia”, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib.

Në bazë të rregullores së BE-së, që prej 1 korrikut deri në fund të këtij vitit, Hungaria, një vend me 9.5 milionë banorë, ka të drejtë të përfaqësojë dhe shpesh të flasë në emër të bllokut evropian prej 450 milion banorësh.

Por vendet e bllokut kanë shprehur pakënaqësi që kryeministri Orban përkrah përherë e më tepër politika që kundërshtohen nga Bashkimi Europian.

“Eshtë një sinjal i drejtpërdrejtë se vendet europiane nuk bien dakord me politikat në Hungari, me politikat e saj në arenën ndërkombëtare dhe me qasjen që po mbajnë ndërsa udhëheqin Presidencën. Ata thonë se janë parti pro paqes. Unë nuk bie dakord me këtë”, tha Gabrielius Landsbergis, ministër i Jashtëm i Lituanisë

Takimi i ministrave ka në qendër luftrat në Ukrainë dhe në Gazë dhe zgjedhjet e kontestuara në Venezuelë. Kryediplomatët europianë ngritën shqetësimin e tyre për gjendjen në Rripin e Gazës dhe bënë thirrje për arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Europian të tregojë se është i bashkuar.

“Kemi patur diskutime intensive gjatë verës. Ka patur opinione të ndryshme, Unë mendoj se është e rëndësishme të qëndrojmë së bashku. Në kohë krizash është më e rëndësishme të takohemi . Për mua nuk ka rëndësi ku. Takohemi, por që qëndrojmë të bashkuar. Në këto kohë krizash është më e rëndësishme të kemi diskutime të thella mbi çështjet, me më shumë kohë dhe qetësi, dhe jo me nxitim”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Tradicionalisht Bashkimi Europian i jep fund pushimeve të verës me një takim informal të ministrave të jashtëm.

Por ndërsa kryeministri hungarez mban presidencën e radhës së bllokut prej 27 vendesh, pushimet nuk kanë qenë dhe aq të qeta.

“Shpresoj që takimi këtu sot të tregojë se ne presim ndjekje e disa rregulluave nga vendi që mban Presidencën e BE-së. Hungaria duhet t’i kushtojë vëmendje”, tha Elina Valtonen, ministre e Jashtme e Finlandës.

Në një kohë që presidenti rus Putin paraqet për Bashkimin Europian kundërshtarin kryesor për shkak të luftës në Ukrainë, zoti Orban ka bërë vizita në Moskë dhe ka mbajtur marrëdhënie miqësore me udhëheqësin autokratik.

Ndërsa Kina kosinderohet një prej kundërshtareve kryesore të BE-së, zoti Orban ka shkuar në Pekin për të mbajtur marrëdhënie miqësore dhe për të forcuar interesat e biznesit hungarez./ VOA

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës