Të shpëtojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Kjo ishte tema kryesore e diskutuar nga Ministrat e Jashtëm të Europës të mbledhur sot në Bruksel. Për Britaninë e Madhe, ende është e mundur një marrëveshje.
"Irani është akoma larg, ndoshta 1 vit, nga zhvillimi i bombës bërthamore. Ka ende një dritare një dritare të vogël për një marrëveshje afatgjatë” – tha Jeremy Hunt, Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.
Për Francën, Europa duhet të mbetet e bashkuar për t’i kërkuar Iranit anulimin e vendimit.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, i cili u propozua të bëhej përfaqësuesi i ardhshëm i lartë i diplomacisë evropiane, ishte shumë kritik ndaj Shteteve të Bashkuara.
"Ne jemi absolutisht kundër dhe nuk njohim extraterritorialitetin që Shtetet e Bashkuara i vendosin për ligjet e tyre. Edhe për ne marrëveshja bërthamore me Iranin është thelbësore. Ne po bëjmë gjithshka që mundemi për ta mbajtur atë në jetë, duke e ditur se sa pengesë janë SHBA”.
/G.M./Shqiptarja.comKomente

