Ministrat e Mbrojtjes të BE kundër Macron për Nato-n, Europa 13 projekte për mbrojtjen, armë elektronike dhe teknologji balistike

Ministrat e Mbrojtjes të BE kundër Macron për Nato-n, Europa 13 projekte për mbrojtjen, armë elektronike dhe teknologji balistike

Pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron se NATO ndodhet në vdekje klinike, Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Europian u takuan në Bruksel për të diskutuar rolin e Alencës Veri atlantike.

Ministrat kanë miratuar një listë me 13 projekte në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Ideja është që të zhvillohen aftësitë mbrojtëse dhe të përmirësohet gatishmëria operative dhe kontributi i forcave të armatosura të NATO-s.

Ministër i Mbrojtjes i Austrisë tha se 'NATO nuk është goditur nga emoragjia celebrale. Ne kemi dy organizata funksionuese, aleancën ushtarake nga njëra anë, por mbi të gjitha Bashkimi Europian".

Duke folur në Forumin e Paqes në Paris, Macron, i quajti kritikët si hipokritë sepse sipas ti, 'ata refuzojnë të njohin joefikasitetin e organizatës".

Sipas planeve, me të cilat ranë dakord ministrat e mbrojtjes të BE-së në Bruksel, do të fillojë puna për një anije të re patrullimi, një armë elektronike zhurmimi për avionët dhe teknologji për gjurmimin e raketave balistike.

Rreth 47 projekte të përbashkëta mbrojtjeje mes vendeve të BE-së janë tashmë në proces e sipër pas nënshkrimit të një pakti nga Franca, Gjermania dhe 23 qeveri të tjera të bllokut në fund të vitit 2017.

Pakti synon financimin, zhvillimin dhe stacionimin e forcave të armatosura nga këto vende pas vendimit të Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.

Çdo armë e re në tokë, det, ajër ose në hapësirën kibernetike mund të vihet në dispozicion të NATO-s, por vënia në pikëpyetje e rëndësisë së aleancës nga presidenti amerikan Donald Trump, i ka dhënë shtysë të re përpjekjeve evropiane të mbrojtjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë