Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj: Shumë shpejt do të hyjë në funksionim segmenti hekurudhor Fier-Vlorë

Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj kanë zhvilluar një  takim me banorët në Fier, në të cilat janë ndalur në investimet që janë bërë për këtë zonë, duke ju referuar edhe përfitimeve direkte që kanë qytetarët në reformat ekonomike. 

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan një takim me banorë të Fierit. Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri u ndal tek investimet që janë kryer dhe ato në proces në këtë qark sa i takon infrastrukturës.

 Ju e keni parë që janë bërë investime serioze në Fier. La përfituar nga investimet me serioze në energjinë elektrike. U bë rrjeti 20 kv për pjesën më të madhe të qytetit. Nuk ka përfunduar ende dhe do të vazhdojë pjesa tjetër. U zgjidh një gangrenë e akumuluar prej shumë vitesh në pjesën e energjisë. Kjo erdhi për shkak të reformave. Ne nuk do të kishim mundsi të investonim në energji elektrike nëse nuk do kryheshin ato reforma që përmendi dhe Ministri i Financave.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri

Ministri premtoi edhe zhvendosjen e trafikut të boteve të naftës nga aksi rrugor Fier-Vlorë përmes kalimit në transportin hekurudhor.

 Shumë shpejt do të hyjë në funksionim edhe segmenti hekurudhor Fier-Vlorë për të shmangur plotësisht autobotet nga rrugët. Pra, brenda këti viti në momentin që përfundon gjithë investimi që po bëhet në hekurudhë, nuk do të shihni më autobote nafte që shkojnë në drejtim të Vlorës dhe që kthehen në një shqetësim për qytetarët. Gjithë trafiku i boteve do të jetë nëpërmjet hekurudhës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Ministri i Financave dhe Ekonomisë ju referua përfitimeve direkte që kanë sot qytetarët në sajë të reformave ekonomike të ndërmarra nga qeveria.

Kur dëgjoni fjalën taksa progresive, secili nga ju asnjëherë nuk e mendon që nëpërmjet një lëvizjeje si ajo qyterarëve iu kthyen 540 milionë dollar mbrapsht në shtëpitë e tyre. Ka sot, 630 mijë të punësuar që kanë të njëjtin efekt për shkak të taksës progresive . Ishte TVSH-ja 10 për qind dhe çdo i sëmurë, per një aspirinë, paguante gjithmonë 10 për qind më shumë. Po e di sa ishte ai 10 %? 15 milionë dollar në vit. Në katër vite 60 milionë dollar. Atyre njerëzve që kanë hall dhe që detyrohen të blejnë ilaçe, 60 milionë ua merrte Saliu me Lulin dhe i harxhonte për rrush e kumbulla. Sot, ne e hoqëm taksën e sëmundjes.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë,  Arben Ahmetaj

Ministri kujtoi se ishin 600 mijë qytetarë të pasiguruar të cilët nga 1 Janari i vitit 2017 u futën të gjithë në skemën e rimbursimit të ilaçeve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 16/06/2018 17:52

    Ahmetaj hap krahun se mjaft reklamove pune qe jane kryer jeq me financat , sidomos evazioni fiskal ,ku Sgqiperia mbledh vetem 28% te GDP . Nuk kryhen punet ne finaca me lobime . Ligj i njejte oer te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja