Ministrat, të hënën nis lënia
e mandatit të deputetit

Ministrat, të hënën nis lënia<br />e mandatit të deputetit
TIRANE- Javën e ardhshme pritet që ministrat e kabinetit qeveritar të japin dorëheqjen nga mandati i deputetit, për të mbajtur vetëm atë të ministrit.

Ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi deklaroi se ky proces do të nisë në ditët në vijim dhe se lënia e mandateve prej ministrave nuk do realizohet në grup, kjo për mos të prishur ekuilibrat e votave të votës në Parlament.

Ai sqaroi se për Qeverinë ky veprim nuk ka asnjë vonesë për aq kohë sa nga Kryeministri Edi Rama, asnjëherë nuk është artikuluar ndonjë afat kohor për këtë çështje.

Mandatet pritet të lihen edhe nga përfaqësuesit e LSI në qeveri.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore