Ministrat teknikë marrin peng 
qeverinë, Rama s'i shkarkon dot

Ministrat teknikë marrin peng <br />qeverinë, Rama s'i shkarkon dot
Pas fitores së një mandati të dytë nga ana e Partisë Socialiste me 74 vota, vëmendja shkon tani tek kabineti qeveritar teknik.
 
Në bazë të marrëveshjes me Partinë Demokratike, në kabinet janë edhe 6 ministra teknikë të propozuar nga PD dhe një zëvendëskryeministër: funksioni i tyre ishte të monitorojnë procesin zgjedhor dhe asgjë më shumë. Por çfarë ndodh tani që procesi u mbyll? 
 
Pas rikonfirmimit të Partisë Socialiste për një mandat 4 vjeçar, këta ministria do të largohen për t’i hapur rrugë ministrave socialistë të votëbsuar nga qytetarët?
 
Vetë ministrat teknikë duket se nuk e kanë në plan të japin dorëheqjen apo të largohen deri në formimin e qeverisë së re, pasi theksojnë se janë dekretuar nga presidenti dhe do të respektojnë nenin 106 të Kushtetutës, sipas te cilit “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”.
 
Të kontaktuar nga Report Tv disa prej ministrave teknikë thanë se do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë.

"Nuk kamë asnjë informacion për këtë gjë nuk kemi kontaktuar e biseduar për këtë gjë, jemi dekretuar nga presidenti kaq për momentin, jemi pjesë e një marrëveshjeje dhe do ta zbatojmë atë ashtu siç është lënë nga ata që kanë bërë marrëveshjen", tha ​ Mirela Karabina, Ministre e Arsimit.

Ndërsa Gazment Bardhi Ministër i Drejtësisë, tha: "Këto pyetje, dhe çdo pyetje që ke për ministrin, e komunikon nëpërmjet zëdhënëses së shtypit. Ata që kanë nënshkruar marrëveshjen merri në telefon dhe pyeti jo mua. Përgjigjja ime është shumë e qartë, merr zëdhënësen dhe transmetoi pyetje, unë jam në krye të detyrës dhe jam në punë".

Emërimi i 6 ministrave teknikë në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama ishte pjesë e marrëveshjes së dakordësuar më 18 maj, mes Ramës e Lulzim Bashës, për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm.
 
Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Gazmend Bardhi, Mirela Karabino Arben Beqiri, Xhuljeta Kertusha dhe Ledina Mandija ne postin e zv.kryeministres u dekretuan edhe nga Presidenti Bujar Nishani më 22 maj.
 
Ata ishin kusht i Lulzim Bashës, për t’u futur në zgjedhje pasi sipas opozitës do të ishin në atë detyrë për të garantuar zgjedhje, për të shmangur shitblerjen e votës dhe për të penguar presionet në administratë.
 
Me ardhjen e tyre në qeveri, ministrat teknikë nisën një valë shkarkimesh të punonjësve të administratës, duke e motivuar me përfshirjen e tyre në fushatë për partitë përkatëse, PS apo LSI.
 
Por mund ta mbajmë peng tani 6 dikastere nga me te rëndësishmet në vend deri në shtator kur zyrtarizohet kabineti i ri? Tashmë pritet për t’u parë nëse kryeministri Rama do ia dalë të bëjë shumicën në Kuvend për të shkarkuar ministrat teknikë, ashtu siç edhe paralajmëroi tre javë më parë.

Nis shkarkimi i “teknikëve”, në OSHEE ikën Mustafa,rikthehet Çela
Pas lajmit ne Shqiptarja. com e Report Tv shkarkimet nisin me drejtoret teknike. Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka liruar nga detyra Haki Mustafën dhe ka rikthyer në krye të OSHEE Adrian Çelën. Mustafa u propozua nga Partia Demokratike dhe u emërua më 2 qershor në krye të OSHEE pas marrëveshjes së 17 majit mes PD dhe PS.

Redaksia Online
Al.N/d.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......