Ministri austriak i Drejtësisë në Tiranë: Mbështetje për reformën në drejtësi dhe antikorrupsionin

Ministri austriak i Drejtësisë në Tiranë: Mbështetje për reformën në drejtësi dhe antikorrupsionin

Etilda Gjonaj

Austria do të mbështesë Shqipërinë në zbatimin e reformës në Drejtësi dhe në luftën e saj kundër korrupsionit. Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi zyrtar që ministri austriak i Drejtësisë, Josef Moser ka zhvilluar sot në Tiranë me ministren shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ministri Moser ka përgëzuar homologen e tij për Reformat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, të cilat synojnë forcimin e shtetit ligjor, por në të njëjtën kohë janë një përpjekje serioze për të sjellë një frymë shumë pozitive në imazhin e Shqipërisë.

Nga ana e saj ministrja Gjonaj ka folur lidhur me rezultatet më të fundit të reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, problemet që janë ndeshur gjatë zbatimit të kësaj reforme dhe përkrahjes që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë asaj, me besimin se kjo reformë do të ndryshojë rrënjësisht sistemin e drejtësisë.

Ministri Austriak e ka konsideruar përvojën e Reformës në Dejtësi në Shqipëri si një model suksesi, i cili duhet të merret shembull edhe nga vende te tjera, të cilat kanë probleme në këtë fushë. Sipas tij kjo është edhe një nga arsyet pse Ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe punëve të brendshme është vendosur të mbahet në Tiranë.

Gjonaj e siguroi Moser se procesi i reformës është i pakthyeshëm dhe se Qeveria Shqiptare është e vendosur për ta çuar deri në fund atë, për të siguruar një drejtësi të pastër, profesionale dhe larg ndikimeve politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille