Ministri Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, Jonuz Musliu. Po ashtu, ministri do të vizitojë edhe Komunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme "Sezai Surroi" në këtë komunë.
Më pas, ministri Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe pastaj edhe shkollën fillore "9 Maji" në Leran të kësaj komune.
Një takim, ministri Bajrami do ta ketë edhe me dy deputetët shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.
