Shqipëria mekanizëm kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm! Plan i afërt riatdhesimi nga siria? Balla: Krah vendeve partnere

Shqipëria ka një mekanizëm për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se në qarqe janë ngritur 12 komitete rajonale për të identifikuar, sinjalizuar dhe trajtuar ekstremizmin dhe në dispozicion janë 15 mijë specialistë.

Në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe në luftë ndaj terrorizmit, në Tiranë u prezantua mekanizmi kombëtar në mbështetje të vendeve partnere mes tyre SHBA dhe BE. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se me porosi e veçantë të kryeministrit Rama janë ngritur 12 komitete rajonale në 61 bashki në nivel vendor për identifikimin dhe trajtimin në nivelin bazë të ekstremizmit të dhunshëm.

Kemi siguruar po ashtu dhe udhëzimet e qarta për të 12 prefektët e qarqeve nën koordinimin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Prej rikthimit të parë të  shtetasve nga zonat e konfliktit, nga Siria apo Iraku në vitin 2020, modeli i ndjekur nga ne, bashkëpunimi ndërinstitucional, profilizimi i aktorëve të vijës së parë dhe mbështetja e ofruar në rehabilitimin dhe ri-integrimin e çdo familjeje dhe individi të kthyer nga zonat e konfliktit, e ka rreshtuar Shqipërinë tonë në praktikën më të mirë në rajon dhe ndoshta dhe më shumë sesa rajoni, tha Taulant Balla.

Ndërsa nëse ka një operacion apo plan të afërt për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria Balla thotë se do të mbeten të angazhuar krah të gjitha vendeve partnerë për të adresuar këtë problematikë.

"Një dimension i rëndësishëm mbetet ri-integrimi në shoqërinë shqiptare të atyre familjeve që janë përfshirë në këto fenomene", thotë ai.

Balla veçoi se janë 15 mijë specialist të vijës së parë të rrjetit të sigurisë në identifikimin, sinjalizimin dhe trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm. Angazhimi dhe mekanizimi i prezantuar nga Shqipëria për të luftuar këtë fenomen u përshëndet në këtë takim nga përfaqësues të SHBA dhe të Bashkimit Evropian.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati