Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane janë në një fazë intensive.
Këtë e dëshmon numri i lartë i grupeve të përbashkëta investiguese, mes dy shteteve, për hetime që shtrihen në 2 vendet fqinje.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë takimit që pati me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian, Prefektin Vittorio Rizzi vlerësoi kontributin e tij, pikërisht për këtë efektivitet.
"Bashkëpunimi me Polizia di Stato dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi ngritur 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, krimin kibernetik, financiar etj", shkruan Ministri Balla në rrjetet sociale, pas takimit mbajtur në Tiranë.