Ministri Beqaj në Tërbun: "Check
 up" falas për të gjithë banorët

Ministri Beqaj në Tërbun:  up" falas për të gjithë banorët">
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja vizitoi sot qendrën shëndetësore Tërbuf pasi për të gjithë banorët e zonës ofrohet kontrolle falas. Beqaj u shpreh se “chek up” tashmë do t’i vijë në ndihmë banorëve të zonës që të dinë se ç’po ndodh me shëndetin e tyre. kjo nismë e qeverisë ka ditë që ka filluar që të sensibilizojnë popullatën për të kryer kontrollet shëndetësore.

”Kontrolli Mjekësor Bazë pa pagesë për të gjithë shqiptarët 40-65 vjeç është një realitet. Sot ne bëmë një vizitë inspektuese edhe në Qendrën Shëndetësore të Tërbufit dhe unë jam shumë i kënaqur për interesin shumë të madh që kanë banorët e kësaj zone”- u shpreh ministri Beqaj gjatë fjalës së tij.

Ministri tha gjithashtu rëndësinë e  njësive të reja do të krijohen në zbatim të reformës territoriale duke theksuar se këto njësi do të kenë më shumë kompetenca edhe në shëndetësi sidomos në dy drejtime: në drejtim të vendosjes së prezencës në territorit të qendrave shëndetësore dhe të caktimit të lëvizjes së mjekëve dhe infermierëve sipas nevojave dhe flukseve të caktuara të vitit
 
Falenderoj drejtuesin e qendrës për mundësitë që ka krijuar dhe për gadishmërinë që ka i gjithë personeli mjekësor për këtë gjë dhe besoj se, ky është hapi i parë real drejt mbulimit universal në shëndetësi. Edhe reformat ë tjera që kemi ndërmarrë po e rikthejnë vëmendjen te Kujdesi Parësor, duke I dhënë mjekëve dhe infermiereve në Parësor mundësinë që të merren realisht me kujdesin shëndetësor. Kemi marrë disa masa këtë vit që kanë lehtësuar në radhë të parë banorët: Recetën me rimbursim nga një muaj e kemi kaluar një herë në dy muaj, për të lëhetësuar banorët dhe për ti lehtësuar mjekëve punën burokratike dhe për të bërë më shumë punë mjekësore”. Besojmë se me përfundimin e zgjedhjeve të pushtetit vendor, njësitë e reja që do të krijohen në zbatim të reformës territoriale, do të kenë më shumë kompetenca edhe bnë Shëndetësi, sidomos në Parësor të paktën në dy drejtime: në drejtim të vendosjes së prezencës në territory të qendrave shëndetësore dhe të caktimit të lëvizjes së mjekëve dhe infermierëve sipas nevojave dhe flukseve të caktuara të vitit, sipas ngarkesave epidemiologjike apo edhe sipas nevojave të sezonit turistik" - u shpreh ministri Beqaj
 
Ndërkohë dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se çdo shqiptar ka të drejtë të kontrollohet dhe të dijë se ç’ndodh me shëndetin e tij, pavarësisht se ku ndodhet ai, në Tiranë apo në pjesët më ekstreme të Shqipërisë.
 
Unë ndaj kënaqësinë reciproke me ministrin që jo thjesht dhe vetëm të promovojmë Check-up apo kontrollin parandalues, por kthejmë përfundimisht vëmendjen dhe fokusin e shëndetësisë shqiptare drejt Kujdesit Parësor, i cili është thelbi i sistemit, filtri themelor i shumicës së popullatës dhe në këtë mënyrë mjekësia është më e fortë, më e shëndetshme dhe ka mundësi konkrete që të gjithë qytetarëve t’u ofrojë jo vetëm akses por edhe shërbim dhe sigurisht sëmundshmëria të kontrollohet mirë dhe në kohë.Edhe interesimi edhe infrastruktura edhe profesionalizmi i mjekëve e bënë tërësisht të mundur dhe e bën një sfidë të fituar këtë sfidë të madhe dhe zhvillimi i saj në të gjithë territorin do të thotë që çdo shqiptar ka të drejtë të kontrollohet dhe të dijë se ç’ndodh me shëndetin e tij, pavarësisht se ku ndodhet ai, në Tiranë apo në pjesët më ekstreme të Shqipërisë”- tha ai.
 
  Edhe Kryetarit të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi tha se kjo është një risi pasi zona është një zonë që ka trashëguar sëmundjet e gjakut dhe kjo nismë e bën më të vecantë këtë nismë ndërkombëtare

“Kjo është një risi për të gjithë vendin, edhe për shkak të zonës ku ne ndodhemi, është një zonë që ka të trashëguara sëmundjet e gjakut dhe kjo e bën më të veçantë përsa i përket Check-up që është një nisëm kombëtare. Të gjithë qytetarët duhet të bëjnë këtë check-up, që të dinë se çfarë ka në trupin e tyre.Zona jonë ka problemet e mbartura të malarjes, është një zonë që ka problem të theksuara dhe ka patur të rinj që janë larguar nga jeta vetëm për mosbërjen e një analize gjaku.Kemi patur raste në Kryekuq, ku një djalë i ri është larguar nga jeta vetëm sepse nuk kishte bërë një check-up dhe nuk dinte se ç’kishte në trupin e tij. Kështu që kjo është një nisëm shumë e rëndësishme për të gjithë popullin shqiptar”- u shpreh Kokoneshi
 
 
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi