Ilir Beqja nuk e fal kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke akuzuar për shpifje dhe fyer të bërë botërisht.
Në seancën paraprake të pajtimit, Beqja nuk pranoi të tërhiqet nga padia, procedurë kjo e kërkuar nga gjykata që në seancën e parë gjyqësore.
Pas kësaj seance, gjyqtari Lazer Sollaku kaloi në seancë gjyqësore, ku avokati i Ilir Beqjas nuk u paraqit në kohë.
Për këtë fakt, mbrojtësi i kreut të opozitës, avokat Spiro Dodbiba kërkoi pushimin e padisë, kërkesë që nuk u pranua nga gjykata e cila e shtyu për vazhdimin e saj më 8 shkurt.
Sipas padisë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja pretendon se kreu i opozitës në deklaratën e 17 nëntorit 2015 ka shpifur.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com