Tirane, 18 korrik/ATSH - Z. Tosku/. - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përuroi sot qëndrën shëndetësor në Lazarat. Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se "do të rikthejmë në normalitetin e duhur shërbimet publike prezente në komunën e Lazaratit". Ai theksoi se "brënda pak javësh plotësuam kërkesën e Drejtorise Shëndetësore Publike (DSHP) Gjirokastër, për realizimin e punimeve. Ky është hapi i parë i punës dhe nismave që janë ndërrmarrë tashmë për fuqizimin e programit shëndetësor parësor në vend", u shpreh Beqaj. /a.ke/