Tiranë, 25 Qershor /ATSH-Z.Tosku/ - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vizitoi sot Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, me rastin e përurimit të mjediseve dhe infrastrukturës së Shërbimit dhe Sallës së re të Kirurgjisë. Në takim morën pjesë Ylli Ziçishti, deputet i Partisë Socialiste në Korçë, si dhe drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë e punonjës të shëndetit të këtij shërbimi spitalor. Ministri Beqaj njoftoi nisjen e funksionimit normal të shërbimit të kirurgjisë në këtë spital, i cili i hap kështu rrugën shndërrimit të spitalit të mushkërive në një spital rajonal. Ai theksoi se ky spital do të ofrojë edhe shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme për një popullsi prej rreth 100 mijë banorësh të kryeqytetit dhe rrethinave, ndërkohë që financimi për këtë shërbim do të realizohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. "Sot, për një pjesë jo të vogël të banorëve të qytetit të Tiranës, fillon funksionimi normal i shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme," tha Beqaj, duke i'u përgjigjur
Përurohet Shërbimi dhe Salla e re e Kirurgjisë në SU "Shefqet Ndroqi", Ministri Beqaj: "Hapëm rrugën e shndërrimit të spitalit të mushkërive në një spital rajonal. Shërbim për rreth 100 mijë banorë të kryeqytetit dhe rrethinave."
interesit të mediave të pranishme. Ishte një nismë e marrë prej disa kohësh që spitali "Shefqet Ndroqi", tha më tej ai, që "përveç funksionit të përhershëm që ka patur për sëmundjet e mushkërive, të mund të kthehej në një spital rajonal, me funksione më të gjera." "Këtu janë katër salla kirurgjikale shumë të mira, ndoshta nga sallat më të mira që kemi sot në Shqipëri, të pajisura me teknologji bashkëkohore, FSDKSH, në kontratën që ka me këtë spital, do të jete financues i vetëm publik, edhe ndërhyrjet e shërbimit të kirurgjisë dhe tashmë është përcaktuar që në sistemin e referimit. Nga mjeku i familjes në shërbimet e specialiteteve dhe më pas në këtë spital, të mund të referohen banorët që i përkasin komunave të Farkës, Baldushkut, Bërzhitës, Petrelës, Njësisë Bashkiake Nr. 1 të Tiranës dhe Qytetit Studenti, pra "bëhet fjalë për një popullësi rreth 100 mijë banorë. Ju do të keni mundësi sot t'i përcillni publikut edhe se cilat janë kushtet në sallat e operacionit apo në pavionin e kirurgjisë," tha ministri.
Përurohet Shërbimi dhe Salla e re e Kirurgjisë në SU "Shefqet Ndroqi",Ministri Beqaj: "Hapëm rrugën e shndërrimit të spitalit të mushkërive në një spital rajonal.Shërbim për rreth 100 mijë banorë të kryeqytetit dhe rrethinave."
I pyetur lidhur me mënyrën e shpërndarjes së pacientëve, Beqaj tha se "për të ulur mbingarkesën e QSUT-së, klinikat e specialiteteve të Tiranës, ata qytetarë apo banorë që kanë nevojë për kirurgji nga zonat që sapo përmenda, do t'i përcjellin në këtë spital". Lidhur me pyetjen per nevojat e tjera të spitalit "Shefqet Ndroqi", ministri i Shëndetësisë u shpreh se "Spitali ka filluar procedurat e punësimit të mjekëve për të filluar besoj shumë shpejt, edhe shërbime të tjera. Pra nëse ju pyetët a ka nevojë spitali për investime të tjera, spitali ka nevojë për njerëz, për investime që flejnë prej disa vitesh." Ndërkaq, i pyetur në lidhje me shndërrimin e këtij spitali në spital rajonal, Beqaj u shpreh se janë në përfundim të proçedurave të kontraktimit të pajisjeve për reanimacionin e shërbimit të kardiologjisë dhe angiografia. /a.ke/
/Shqiptarja.com