Ministri i Shtetit në Britani për Evropën dhe Amerikën, Sir Alan Duncan, i bëri thirrje Shqipërisë të hetojë bandat kriminale. Në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”, ministri britanik deklaroi se kriminelët nuk tregojnë pikë mëshire ndaj më të dobtëve, ndaj dhe duhen hetuar e ndaluar.

Ai premtoi mbështetjen e Britanisë, nëse Shqipëria e merr seriozisht luftën ndaj krimit.

“Krimi i organizuar është një plagë që duhet ta luftojmë, pasi na infekton ne këtu në Shqipëri e deri në Britani. Grupet kriminale shfrytëzojnë dobësinë në zbatimin e ligjit. Ata nuk tregojnë pikë mëshire ndaj më të dobtëve. Ndaj duhet të punojmë së bashku dhe vlerësoj shumë praninë sot të 3 ministrave të qeverisë shqiptare, që tregon vendosmërinë për të luftuar krimin. Shqipëria ka treguar me veprimet kundër kanabisit se çfarë mund të arrijë me vullnet. Grupet kriminale të hetohen, të ndiqen penalisht dhe të ndalohen, dhe kjo tregon se Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit dhe për këtë Britania e Bashkuar do jetë një partner mbështetës”, tha Duncan. 

d.c./shqiptarja.com