Ministri britanik i Emigracionit në Tiranë ndjek nga afër procedurën e deportimit të shqiptarëve të kthyer nga Anglia

Ministri britanik i Emigracionit në Tiranë ndjek nga afër procedurën e deportimit të shqiptarëve të kthyer nga Anglia

Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick në Tiranë

Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick ndodhet në Tiranë ku do të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet në datë 14 shtator.

 Së bashku me ministrin Balla ishin në aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër përpunimin e të dhënave të shtetasve të kthyer nga Anglia si pasojë e qëndrimit të tyre të paligjshëm.

Më pas dy ministrat vizituan Task Forcën, e cila funksionon në ambientet e godinës së re  të Komisariatit të Policisë Rinas ndërtuar në maj 2022, e cila është financuar nga qeveria britanike.

Gjithashtu në Rinas janë ndërtuar ambiente të posaçme për intervistimin  e  shtetasve të kthyer, subjekt i riatdhesimit. Pala britanike ka asistuar Policinë Shqiptare edhe me pajisje logjistike, duke rritur kapacitetet përpunuese të strukturës.

Prej dhjetorit 2022 numri i migrantëve të paligjshëm shqiptarë drej drejt Mbretërisë së Bashkuar ka rënë me 90%.


Lajmi kryesor:

Tiranë, nesër mbahet Ministeriali i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit! Në fokus bashkpunimi kundër krimit dhe korrupsionit


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës