Tiranë, nesër mbahet Ministeriali i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit! Në fokus bashkpunimi kundër krimit dhe korrupsionit

Tiranë, nesër mbahet Ministeriali i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit! Në fokus bashkpunimi kundër krimit dhe korrupsionit

Taulant Balla

Tirana mirëpret nesër, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takimin e rëndësishëm mes ministrave do të diskutohet menaxhimi i Integruar i Kufijve, Bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe Partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa në përfundim të takimit do të zhvillohet  një konferencë për shtyp. Ky takim paraprin punimet e samiti të rëndësishëm të procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Ministri britanik i Emigracionit në Tiranë ndjek nga afër procedurën e deportimit të shqiptarëve të kthyer nga Anglia

Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick ndodhet në Tiranë ku do të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet në datë 14 shtator.

 Së bashku me ministrin Balla ishin në aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër përpunimin e të dhënave të shtetasve të kthyer nga Anglia si pasojë e qëndrimit të tyre të paligjshëm.

Më pas dy ministrat vizituan Task Forcën, e cila funksionon në ambientet e godinës së re  të Komisariatit të Policisë Rinas ndërtuar në maj 2022, e cila është financuar nga qeveria britanike.

Gjithashtu në Rinas janë ndërtuar ambiente të posaçme për intervistimin  e  shtetasve të kthyer, subjekt i riatdhesimit. Pala britanike ka asistuar Policinë Shqiptare edhe me pajisje logjistike, duke rritur kapacitetet përpunuese të strukturës.

Prej dhjetorit 2022 numri i migrantëve të paligjshëm shqiptarë drej drejt Mbretërisë së Bashkuar ka rënë me 90%.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 13/09/2023 18:12

    Britaniket skane cfare ti bejne Rusit qe po jua con ekonomine ne zero dhe nxjerin dufin te ne sikur jemi popull shume i madh dhe i mbytem kur ne te vertete ne Britani komuniteti jone eshte i paperfillsgem ne krahasim me Indianet dhe vendet e tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës