Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

Uria e shkaktuar nga mungesa e grurit dhe ushqimit për shkak të pushtimit të Ukrainës mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta, kështu u shpreh Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps.

“Unë jam veçanërisht i shqetësuar me situatën në Ukrainë, ne e kemi parë këtë pushtim barbar nga Putin”, tha ai.

“Ajo që më shqetëson vërtet është se kemi parë shumë jetë të humbura në Ukrainë dhe mund të shohim edhe më shumë jetë të humbura në vende të tjera në botë për shkak të mungesës së drithit dhe ushqimit, të cilat mund të jenë edhe më të mëdha se sa jetët e humbura drejtpërdrejt në luftë”, tha Shapps.

I pyetur në lidhje me sugjerimet që Mbretëria e Bashkuar mund të dërgojë anije ushtarake në portin e Odesës për të shoqëruar anijet që transportojnë mallra jashtë vendit ai u shpreh se nuk mund të hyj në detaje specifike, ka shumë komplekse për këtë, duke përfshirë ujërat e minuara pranë portit të Odesës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë