Ministri Bushati në Ministerialin e OSBE-së, takim me Sekretarin e Përgjithshëm, Lamberto Zannier
TIRANË, 27 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ – Gjatë punimeve te Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin ministror me temë “Adresimi i krizës së sigurisë evropiane: Rruga përpara dhe roli i OSBE-së”, i cili u organizua nën kujdesin e Presidentit, njëkohësisht Ministër […]
Gjatë punimeve te Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në takimin ministror me temë "Adresimi i krizës së sigurisë evropiane: Rruga përpara dhe roli i
OSBE-së", i cili u organizua nën kujdesin e Presidentit, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme i Konfederatës Zvicerane, Didier Burkhalter, në cilësinë e Kryetarit të radhës së OSBE-së.
Organizimi i këtij takimi kishte në fokus trajtimin e sfidave me të cilat përballet OSBE-ja në strukturën e sigurisë evropiane, të ndikuara nga kriza në Ukraine, dhe përmirësimi i kapaciteteve të organizatës për përmbushjen e rolit dhe mandatit te saj. Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së shkëmbyen pikëpamje mbi konsolidimin e sigurisë evropiane, si një projekt i përbashkët i cili ka nevojë për një vullnet politik të fortë dhe real.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati vlerësoi rolin e spikatur të OSBE-së në përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ukrainë, duke sjellë në vëmendje kontributin e Shqipërisë. "OSBE-ja duhet të mbetet një forum për bashkëpunim dhe dialog politik ndërmjet shteteve, një ombrellë nën të cilën mund të rrinë bashke lindja dhe perëndimi", u shpreh Ministri Bushati.
Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e OSBE-së me temë "Adresimi i krizës së sigurisë evropiane: Rruga përpara dhe roli i OSBE-së"
Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.
Pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në Organizatë dhe gatishmëria për të ndihmuar më tej edhe në reformën e OSBE-së, duke dëshmuar për aftësitë e saj, ishin pjesë e bisedimeve.
Gjatë këtij takimi, Ministri Bushati trajtoi gjendjen e bashkëkombësve tanë në vendet e rajonit, duke kërkuar vëmendjen e OSBE-së në përmirësimin e të drejtave të tyre në vendet ku ata jetojnë, si dhe kërkoi një afrim me të madh të Kosovës me organizatën.
Zannieri shprehu interesin për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në fushat e sigurisë dhe luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar. /ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56