Perspektivat e bashkëpunimit rajonal ishin në qendër të takimit që Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.
Gjatë takimit palët ndanë pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe situatën politike në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e njohu ministrin Bushati me prioritet e punës se tij për Prishtinën si dhe projektet e ndërmarra në funksion të zhvillimit të qytetit. Ministri Bushati e përgëzoi z. Ahmeti për punën e bërë dhe i uroi suksese të mëtejshme në detyrë.
Palët diskutuan edhe mbi mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta me impakt për qytetarët.
ATSH
/Shqiptarja.com