Ministri Çuçi takim online me kreun e EUROPOL: Të shtrijmë bashkëpunimin në shkëmbimin e informacionit me SPAK e BKH

Ministri Çuçi takim online me kreun e EUROPOL: Të shtrijmë bashkëpunimin në shkëmbimin e informacionit me SPAK e BKH

Bledi Çuçi gjatë takimit me EUROPOL

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle. Në një postim në ‘Facebook’ Çuçi thotë se ndër të tjera është diskutuar edhe për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura në vendin tonë siç është SPAK e BKH.

Ministri Çuçi shkruan se Shqipëria ka ambicien të marrë një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishte një shtet anëtar i Bashkimit Europian. I pranishëm në takim ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, znj. Catherine De Bolle. Diskutuam mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale. Çështje tjetër me rëndësi gjatë diskutimit që pata me të, ishte edhe shtrirja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë siç është Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Rritja e sasisë dhe e cilësisë së informacionit të shkëmbyer, si dhe ky dimension i ri bashkëpunimi që duam të krijojmë me SPAK e BKH, do të ndihmojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione veprimi, por kemi natyrisht ambicien të marrim një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishim shtet anëtar i Bashkimit Europian”, shkruan Çuçi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare