Ministri Demiraj: Luftë blerjes së
votës, krimit e trafikut të drogës

Ministri Demiraj: Luftë blerjes së<br />votës, krimit e trafikut të drogës
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Duncan Norman.
 
Demiraj diskutoi me ambasadorin për prioritetet e tij në krye të ministrisë, duke u përqendruar tek garantimi i një procesi të qetë dhe të sigurt zgjedhor, luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër përdorimit të parave të trafikimit të drogës dhe blerjes së votës.
 
Ministri Demiraj gjatë takimit i shprehu ambasadorit ngushëllimet për aktin e rëndë terrorist që ndodhi në Manchester dhe mori jetën e 22 personave të pafajshëm.
 
Demiraj shprehu solidaritetin dhe angazhimin e Shqipërisë dhe strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër terrorizmit.
 
Ambasadori Norman u shpreh se ngjarja e rëndë në Manchester tregoi nevojën për rritjen e përpjekjeve për bashkëpunim me intensive ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e inteligjencës, në luftën kundër terrorizmit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari