Ministri Demiraj: Luftë krimit dhe
drogës, zgjedhje të lira në 25 qersho

Ministri Demiraj: Luftë krimit dhe<br />drogës, zgjedhje të lira në 25 qersho
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo.
 
Ministri i Brendshëm Demiraj gjatë takimit me ambasadorin u përqendrua tek prioritet e mandatit të tij “Zero tolerancë kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, garantimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe mos përfshirjes së policisë në proces, si dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurt”.
 
Ambasadori italian Cutillo i shprehu ministrit Demiraj përgëzimet për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme, në këtë moment delikat dhe të rëndësishëm për vendin.
 
Ai i parashtroi ministrit Demiraj, bashkëpunimet e rëndësishme ndërmjet dy palëve dhe shprehu dëshirën për t’i vijuar dhe zgjeruar ato.

demiraj cutillo ambasadori italian


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur