Ministri francez shuan zërat për përplasje mes Macron dhe Scholz: Nuk ka konflikt Gjermani-Francë
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron
Në një intervistë të ministrit të Jashtëm francez, Stéphane Séjourné për gazetën franceze, "Le Monde" theksohet se nuk ka ndarje mes Gjermanisë dhe Francës në lidhje me Ukrainën. "Nuk ka konflikt gjermano-francez, ne jemi dakord për 80% të temave", ka thënë Séjourné për "Le Monde" të shtunën (02.03.). Më tej Stéphane Séjourné ka theksuar, se ka biseduar me kolegen gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) dhe se të dy do takohen të martën në Paris. "Ekziston vullneti që të flasim me njëri-tjetrin." Gjermania dhe Franca kanë të "njëjtin qëllim, që të mbështesin Ukrainën", tha ministri i Jashtëm francez. "Nuk ka dramë" këtu.
Macron refuzohet për idenë e trupave perëndimore në Ukrainë
Pikë e dukshme mospajtimi mes Gjermanisë dhe Francës është këtë kohë mënyra e ndihmës që i jepet Ukrainës të sulmuar brutalisht nga Rusia. Në një konferencë ndërkombëtare për Ukrainën të hënën, Macroni kishte tërhequr vëmendjen për vende që ishin të rezervuara për të furnizuar Ukrainën me armë të rënda, dhe me këtë kishte aluduar për hezitimin gjerman për furnizimin me armë në fillim të luftës. Përtej kësaj, Macroni tha se nuk duhet të përjashtohet dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë. Kjo u prit me refuzim të plotë në Europë. Kancelari Scholz (SPD) mbajti qëndrim të qartë kundër dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm francez, Séjourné i hodhi poshtë vlerësimet,se debati për prezencën ushtarake në Ukrainë ka motive zgjedhore. Në qershor zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Europian. "Çështja është (...)ekzistenciale." Ai theksoi se "do të preferonte që të kishte një konsensus të gjerë." DW
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23