Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, thotë se dalja e Greqisë nga zona e euros, është një ide e mirë.

“Grexit mbetet një ide e mirë”, - thotë ai.

Megjithatë, Wolfgang Schaeuble tha se do ta votojë në parlament marrëveshjen e arritur me Greqinë. Por, pavarësisht kësaj, ai ka vënë në dyshim shpëtimin e Greqisë nga marrëveshja e arritur pak ditë më parë. Ai është kthyer në figurën më të urryer në Greqi, pasi akuzohet si përgjegjësi për kushtet e rënda që janë vendosur ndaj Greqisë në marrëveshjen e fundit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)