Ministri gjerman: Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimet me energji

Ministri gjerman: Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimet me energji

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë se Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimet me energji.Linder ka thënë se Gjermania e ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e energjisë, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar.

Pas nisjes së luftës, Rusia e ka ndalur furnizimin me gaz në Evropë, duke rritur shqetësimet e evropianëve për ndërprerje të rrymës këtë dimër.

Mirëpo Gjermania ka gjetur burime të reja të energjisë, ka thënë Lindner.

“Po, natyrisht se Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”, ka thënë ai.

Në të kaluarën, Gjermania ka importuar nga Rusia gjysmën e gazit që i është nevojitur, si dhe më shumë se një të tretën e naftës.

Rusia i ka ndalur furnizimet me gaz në gusht të vitit të kaluar, derisa Gjermania ka hequr dorë nga importet e naftës ruse në fillim të këtij viti.

Në garë për të gjetur burime të energjisë, Gjermania ka rihapur termocentralet me thëngjill, nuk i ka mbyllur centralet bërthamore dhe ka shtyrë përpara idetë për magazinim të gazit natyror që importohet nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futja kot: 19/01/2023 13:17

    Gjermania nuk e mer nga Rusia por e mer nga India apo ndonje vend tjeter qe e blen po ne Rusi , hajde kuptoje se cfare pavaresie energjitike eshte kjo . Europianet ben nje autogol te papare duke goditur drejt per drejt interesat e veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës