Në Abu Dhabi sërish janë planifikuar bisedime për fundin e luftës në Ukrainë. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius pak para takimit të së dielës shprehu dyshim lidhur me vullnetin e Rusisë për paqe.

Pak para bisedimeve të reja për Ukrainën në Abu Dhabi (01.02.2026), ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka shprehur dyshim lidhur me qendrimin e Rusisë nëse vërtet e vlerëson seriozisht armëpushimin.

Ndonëse presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka vënë në lëvizje bisedimet, tha politikani socialdemokrat për rrjetin redaksional Deutschland (RND). Deri tani nuk po shihet "asnjë shenjë, që Rusia seriozisht do paqe." Gjatë raundit të fundit të bisedimeve fundjavën e kaluar Rusia sulmoi fuqishëm Ukrainën, tha Pistorius. Bombardimet ishin masive, "si nuk janë përjetuar më parë në këtë luftë."

Sulme masive ndaj infrastrukturës energjitike

Strukturat energjetike kanë qenë veçanërisht në shënjestrën e sulmeve të vazhdueshme ruse. Në Kiev dhe në qytete të tjera miliona njerëz prej javësh po kalojnë dimrin në errësirë dhe të ftohtë, sepse nuk ka energji dhe ngrohje. Pas sulmeve ajrore ruse riparimi vonohet vazhdimisht. Një sulm i rëndë me dronë dhe raketa së fundi sprapsi me ditë të tëra riparimin e sistemit të furnizimit me energji në Kiev. Pistorius deklaroi, se kjo nuk ka të bëjë më me konflikt ushtarak. "Ky është terror, që drejohet pikërisht kundër popullsisë civile - në një dimër me temperatura minus 20 gradë." Rusia gjithashtu në asnjë pozicion nuk po tregon gatishmëri kompromisi. Putin gjithmonë u përmbahet kërkesave maksimale të tij, sa herë diskutohet për fundin e luftës, kritikoi Pistorius.

Dyshime lidhur me armëpushimin e shpallur

Rusia shprehu gatishmëri ndaj kërkesës së presidentit të SHBA-së Donald Trump,që për shkak të të fohtit ekstrem dhe dëmeve të mëdha të shkatuara deri tani ndaj infrastrukturës energjetike në Kiev të ndërpriten sulmet përkohësisht. Lidhur me këtë Pistorius shprehu dyshimë të konsiderueshme. Nëse Rusia i merr seriozisht bisedimet, nuk është e nevojshme që asaj t'i kërkohet armëpushim, tha ai. Nëse vlerësonte bisedimet Putini do të duhej t'i kishte ndalur sulmet jo vetëm ndaj Kievit, por në mbarë vendin, vëren Pistorius.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski konfirmoi të premten (30.01.2026), se ndonëse janë ndërprerë sulmet ndaj impianteve të energjetikës, tani po sulmohet ndaj infrastrukturës së transportit./ DW