Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në muajin qershor, siç ka deklaruar më herët. Sipas tij, qershori është koha e duhur për t'i dhënë dritën jeshile dy vendeve të Ballkanin Perëndimor, duke dalë kundër atyre që kërkojnë shtyrjen e kësaj date me argumentin se BE nuk është gati.
“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona. Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion," shtoi ai”, deklaroi Roth për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”.
Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të jetë vera, dhe jo vjeshta siç është përfolur ditëve të fundit.
Ai këmbëngul se BE duhet ta vërtetojë parninë e saj në rajon, sidomos për shkak të ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë, që sa vjen e shtohet, por edhe për besueshmërinë e bllokut në rajonin e Ballkanit Perëndimor. "Në Ballkanin Perëndimor, Europa, Rusia, Kina dhe Turqia po luftojnë njëra-tjetrën për influencë. BE nuk ka për synim vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj", shprehet Roth.

/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
54.2%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7469
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Kandidatja për kancelare e AfD: Weidel jo vetëm ekstremiste e djathtë
21 Shkurt, 11:29
-
Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Britani, pritet ekstradimi! 21-vjeçari kërkohej nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës (EMRAT)
21 Shkurt, 08:38
-
Gjermania voton të dielën, sondazhet: CDU/CSU fituese, Friedrich Merz pritet të jetë kancelar
20 Shkurt, 15:52
-
Balla takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë: Në fokus marrëdhëniet me dy vendeve dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE
20 Shkurt, 13:11
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41
-
Zgjedhjet në Gjermani, emigracioni dhe kostoja e jetesës shqetësim për votuesit
19 Shkurt, 15:23
-
Kush janë 4 kandidatët për kancelar të Gjermanisë?
19 Shkurt, 12:45
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj
15 Shkurt, 22:02