Ministri i Drejtësisë Toni Gogu deklaron se gjatë vitit 2025 ka pasur të ardhura 3.57 milionë lekë nga paga, ndërsa zotëron edhe një fond investimi me vlerë rreth 885 mijë lekë, i krijuar kryesisht nga këto të ardhura. Ai vijon të ketë detyrime të konsiderueshme financiare, me rreth 16.9 milionë lekë detyrim të mbetur dhe një kredi bankare me principal të pashlyer prej rreth 3.16 milionë lekësh së bashku me bashkëshorten.
Veçmas bashkëshortja, Edlira Gogu, ka deklaruar të ardhura prej mbi 1.1 milionë lekësh nga paga dhe honoraret, ndërsa ka edhe detyrime nga qiramarrja me një shumë të mbetur prej mbi 13 mijë eurosh.
Fëmijët e çiftit, Antonia dhe Teojorg Gogu, kanë deklaruar gjithashtu të ardhura nga puna, ku Antonia ka përfituar mbi 10 mijë euro nga puna pranë Deloitte Albania, ndërsa Teojorg ka deklaruar të ardhura nga paga rreth 200.000 lekë.
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror
Lajmi kryesor:
Deklaratat e pasurisë së anëtarëve të qeverisë Rama për vitin 2025. Kryeministri 110 mijë euro të ardhura, përveç pagës









