Ministri Grek i Mbrojtjes Panos Kammenos gjatë një konferencë për
mediat komentoi deklaratat e fundit të Kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet dypalëshe.
Kammenos jo vetëm i ka cilësuar provokative deklaratat e kryeministrit shqiptar por vuri në dukje edhe disa lëvizje që lidhen me pakicën greke në Shqipëri.
Gjatë një konference për mediat ai vuri në dukje se pavarisht deklaratave Rama ka shumicën e popullit shqiptar me të cilët duhet të përballet.
I pyetur për zhvillimet më të fundit për planin urban në Himarë dhe nëse ai e konsideron sfidë prishjen e disa ndërtesave ai përgjigjet:
“Në të vërtetë Rama është provokues. Në të njëjtën kohë bëhen disa lëvizje kundër pakicës. Por Rama duhet të vlerësoj që në Greqi ka një numër të madh shqiptarësh emigrantë, njerëz që kanë lidhje me Greqinë dhe synojnë të marrin nënshtetësinë. Dhe konsideroj se do ta marrë përgjigjen nga populli shqiptar për këtë sjellje ekstremiste ndaj vendit tonë”u shpreh Kammenos
Ministri grek shtoi se deklaratat që konsiderohen provokatike nga Athina do të mund të ndikojnë në izolimin e Shqipërisë.
"Unë besoj se përpjekjet e njerëzve ekstremë për të krijuar probleme me pakicën greke në Epirin e Veriut, rezultati i vetëm që mund të sjellin, do të ishte izolimi i Shqipërisë. Doja t'ju them se kur takohemi jashtë vendit, ata janë shumë të kujdesshëm. Shqipëria, edhe pse nuk ka një anije detare, ka dërguar një anije brenda SNMG2 në Detin Egje, si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët të NATO-s. Dhe deklaratat e bëra në nivel të NATO-s nuk kanë të bëjnë fare me deklaratat publike të zotit Rama " shtoi Kammenos.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
42.8%
-
Opozitës
9.1%
-
Qytetarëve
48%
Vota total: 9782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt
6 Gusht, 19:58
-
Lideri i Hezbollah: Irani do t'i përgjigjet Izraelit, me të drejtë janë frikësuar
6 Gusht, 19:54
-
Bleona Qerreti rikthehet me pushime në Shqipëri, zbulon një surprizë të vecantë
6 Gusht, 19:30
-
Mbyllja e postave në veri të Kosovës, Vuçiç: Kurti po përpiqet të provokojë luftë
6 Gusht, 19:14
-
Mero Baze: Tani përveçse rrihen, nuk i lënë as të qajnë!
6 Gusht, 19:04
-
Mbyllja e Postës së Serbisë në Veri, reagon Bislimi: Strukturat paralele dhe aktiviteti ilegal nuk kanë vend në Kosovë
6 Gusht, 19:02
-
Vila luksoze e Messit në Ibiza sulmohet nga aktivistët e klimës
6 Gusht, 18:41
-
Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid
6 Gusht, 18:04
-
KFOR-i pas inspektimeve te ura e Ibrit: Nuk do të hezitojmë të merremi me çdo zhvillim që mund të prekë stabilitetin
6 Gusht, 17:51
-
Operacion izraelit në Bregun Perëndimor, vriten 11 palestinezë
6 Gusht, 17:36
-
Këshilli i BE-së miraton këstin prej 4.2 miliardë eurosh për Ukrainën
6 Gusht, 17:33
-
Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
6 Gusht, 17:24