Greqia po tenton të rikthejë në tryezë negociatat me Shqipërinë për çështjen e zonave detare një proces që ka mbetur i bllokuar prej vitesh.. Për këtë arsye, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të jetë të hënën në Tiranë, ku do të zhvillojë disa takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
Sipas mediave greke, Dendias do të takohet fillimisht me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndërsa më pas do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Në program është parashikuar edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare. Pasdite, ministri grek do të zhvillojë një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.
Mediat greke shkruajnë se Athina dhe Tirana po përpiqen të shfrytëzojnë momentin pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve për të zhbllokuar procesin e negociatave për detin, i cili ka mbetur pezull prej vitesh .
Komente











