Ministri grek provokon dhe i 
përgjigjet Ramës për çamët

Ministri grek provokon dhe i <br />përgjigjet Ramës për çamët
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos pasi provokoi  me ngritjen e flamurit me ushtarët dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm në një aktivitet në kufi me Shqipërinë lëshoi edhe disa deklarata të forta si kundërpërgjigje ndaj Ramës për Çamërinë.
 
"Dua të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombëtare me deklarata provokuese.
 
Nga njëra anë kemi Turqinë, e cila me deklaratat e saj të përsëritura po përpiqet të minojnë klimën politike.
 
Përgjigja jonë është sipas të drejtës ndërkombëtare, duke mbrojtur sovranitetin kombëtar të vendit.


Ndërsa deklaratat e fundit nga Rama na sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve.

Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare
"tha ai.
 
Aktiviteti në kufi është një sinjal i Greqisë së nuk është dobësuar pavarësisht krizës ekonomike duke pasuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm disa javë më parë se Athina është më e fortë se Shqipëria si në anën ekonomike, por edhe ushtarake.
ministri grek
ministri grek


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai