Ministri grek sot në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, do të vizitojë në burg Fredi Belerin

Ministri grek sot në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, do të vizitojë në burg Fredi Belerin

Fredi Beleri dhe Yannis Oikonomou

Tirana do të presë sot, (14 Shtator), Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou. Krahas pjesëmarrjes në Konferencën në kuadër të Procesit të Berlinit ditën e sotme, Yannis Oikonomou, më 15 shtator, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg, raportojnë mediet greke.

Axhenda e Yannis Oikonomou sipas medieve greke

E enjte, 14 shtator

-10:20 Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Taulant Balla

-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio

-14:00-18:00 Konferenca Ndërministrore

Seksionet e konferencës janë si më poshtë:

-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor

-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar

-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor

E premte 15 shtator

-11:00 Vizitë në Burgjet e Durrësit dhe Freddy Beleri

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë acarim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Mabjtja në burg për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit është konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë e cila në vendimin e datës 25 korrik 2023, të zbardhur tashmë, trupi gjykues shpreh dyshimet se Fredi Beleri mund të dëmtonte provat. Ky fakt bazohet në zhdukjen e pajisjes ku memorizohen regjistrimet e kamerave të sigurisë në lokalin në pronësi të Fredi Belerit në Himarë ku u bë edhe pagesa e 40 mijë lekëve për votat e 8 qytetarëve më 12 maj. Në dosje thuhet Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Kokaveshi ofronin 50 euro për votë, ndërsa ata u arrestuan duke dhënë paratë. Dy të pandehurit akuzohen për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’ kryer në bashkëpunim. Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatë të Lartë Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë.  

Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin të paligjshëm e politik. Por Departamenti Amerikan i Shtetit u dërgoi sot një mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës duke thënë se qeveria amerikane pret që çështja të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar. Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i DASH-it theksoi se është në dijeni të ndalimit të Fredi Belerit dhe pret që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë