Tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë po rriten nga dita në ditë pas përshkallëzimit të deklaratave nga të dy palët.
 
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos gjatë një takimi të mbajtur në Selanik për ushtrinë, tha se Athina nuk i trembet as Shqipërisë dhe as Turqisë.
 
Forcat e Armatosura greke janë të fuqishme dhe nuk frikësohen as nga shqiptarët dhe as turqit" deklaroi ai.
 
Kujtojmë që pak muaj më parë, ministri i Jashtëm grek Kotzias, kërcënoi duke thënë se Greqia është më e fortë se Shqipëria në ushtri dhe ekonomi.
 
Deklaratat dhe reagimet e ashpra greke vijnë pas kërkesës së palës shqiptare për zgjidhjen e cështjeve të mbartura.
 


dy.b/shqiptarja.com