TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Halimi, ndëshkon me gjobë 14 përmbarues gjyqësor privatë. Vendimi i ministrit vjen pasi 14 nga 114 përmbaruesit gjyqësor privatë nuk kanë përmbushur detyrimin e tyre për të hedhur të dhënat në sistemin elektronik të të dhënave "ALBIS". Gjoba ndaj tyre është nga 30 deri në 40 mijë lekë.
Ministria e Drejtësisë ushtroi kontrollin tematik në zyrat e shërbimit përmbarimor gjyqësorë privatë me objekt verifikimin e funksionimit dhe përdorimit të Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve Përmbarimore "ALBIS", nga përmbaruesit gjyqësorë privatë. Nga i cili rezultoi se nga 114 përmbarues gjyqësorë privatë, 14 prej tyre, nuk kanë përdorur sistemin e regjistrimit të çështjeve përmbarimore(ALBIS), duke mos hedhur në sistemin dixhitale të dhënat.
Ky mosveprim i përmbaruesve gjyqësorë privatë përbën shkelje disiplinore të mos evidentimit në mënyrë të rregullt të të gjitha akteve dhe veprimeve procedurale të kryera gjatë veprimtarisë së ekzekutimit të vendimeve. Këto masa disiplinore do ndikojnë jo vetëm në respektimin e kërkesave të ligjit nga këto përmbarues gjyqësorë në të ardhmen, por do japë efekte në rritjen e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të të gjithë sistemit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com