Ministri Hasani mikpret homologen nga Lihtenshtajni: Intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes dy vendeve

Ministri Hasani mikpret homologen nga Lihtenshtajni: Intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes dy vendeve

Dominique Hasler dhe Igli Hasani

Tiranë, 12 Shkurt 2025 - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot në Tiranë homologen e tij, Dominique Hasler, Ministre e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit e Lihtenshtajnit.
Në takim u theksuan marrëdhëniet pozitive mes Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit përgjatë tri dekadave të fundit, ndërsa të dy palët ranë dakord për të intensifikuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, si dhe për të eksploruar fusha të reja që ngrenë marrëdhëniet dypalëshe në nivele të reja dhe më të larta

Ministri Hasani u shpreh se: “Bazuar në potencialin e dy vendeve tona, me miken time Dominique dakorduam rreth nevojës për intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe rritjen e investimeve. Ne inkurajojmë prezencën në Shqipëri të investitorëve nga Lihtenshtajni në sektorë të ndryshëm si energjia e rinovueshme, infrastruktura, sistemi bankar, ndërmarrjet e vogla e të mesme, etj.” 

Ndër të tjera, Hasani nënvizoi gatishmërinë e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin me Lihtenshtajnin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, bashkëpunimin në forumet dhe organizatat ndërkombëtare dhe çështjet e integrimit evropian.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm