Ministri Hasani në Budapest, firmos 2 marrëveshje në fushën e arsimit dhe diplomacisë: Hungaria, më e pranishme se kurrë në tregun shqiptar

Ministri Hasani në Budapest, firmos 2 marrëveshje në fushën e arsimit dhe diplomacisë: Hungaria, më e pranishme se kurrë në tregun shqiptar

Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe homologu hungarez Peter Szijjarto

HUNGARI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Budapest, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Hasani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, teksa nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve forcohen dita-ditës.

“Fakti që Presidenca Hungareze e Këshillit të BE e ka shpallur integrimin e Ballkanit Perëndimor një nga prioritetet e saj, është treguesi më i qartë i këtij përkushtimi. Ne do të kishim dashur që rajonin tonë dhe rëndësinë e integrimit të tij ta kuptonin sa më shumë vende të BE po aq mirë sa e kuptojnë miqtë tanë hungarezë. Jam i bindur që procesi do të kishte qenë sot shumë më i avancuar”, tha kryediplomati shqiptar.

Sipas ministrit Hasani, ka rritje të qartë të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, teksa theksoi se sot Hungaria është më e pranishme se kurrë në tregun shqiptar.

Ministri Szijjarto u shpreh se situata e sigurisë në Evropë është e paqëndrueshme, teksa theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është kyç për sigurinë e Evropës dhe më gjerë.

“Prioritet i presidencës tonë është zgjerimi i BE. Dimë që do jetë një betejë e fortë sepse pas dyerve të mbyllura ka vende që s’e duan këtë. Por ky s’do jetë rasti i Shqipërisë. 20 vjet përpjekje dhe besojmë se Shqipëria është gati për negociatat. Sa më shumë vonesa, aq më shumë në pikëpyetje integriteti i BE në rajon”, tha ai.

Dy ministrat nënshkruan dy marrëveshje, të cilat kontribuojnë konkretisht për të thelluar lidhjet Shqipëri-Hungari.

Marrëveshja Stipendium Hungaricum për bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit synon të forcojë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të studentëve dhe përvojave në arsimin universitar dhe pas-universitar, deri në vitin 2027.

Ndërkohë që Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e diplomacisë synon vendosjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimin e informacionit në disiplinat akademike relevante.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?