Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë.
Kështu është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili ka qenë i pranishëm ditën e sotme në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sipas Hasanit, në këtë takim është diskutuar mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishin edhe çështjet mjedisore, ndryshimet klimatike si dhe ndikimi i teknologjive të reja në botë.
S.B/Shqiptarja.com"Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë. Në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit diskutuam mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja”,shkruan ministri Igli Hasani në rrjetet sociale.
Komente

