Ministri Hasani niset sot drejt Gjenevës, merr pjesë në takimin e lartë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut

Ministri Hasani niset sot drejt Gjenevës, merr pjesë në takimin e lartë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani udhëton sot nga India drejt Gjenevës, ku në datat 26 - 27 shkurt do të mbahet takimi i Nivelit të Lartë i Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ).

Vendi ynë merr pjesë në takim si vend anëtar i KDNJ-së me një mandat 3 vjeçar 2024-2026. Është hera e dytë që, brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare, Shqipëria bëhet pjesë e këtij organizmi të rëndësishëm të OKB-së që trajton çështje të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Ministri Hasani do të pritet nga Komisioneri i Lartë i OKB-së i të Drejtave të Njeriut, ndërsa do të takohet me stafin shqiptar të punësuar pranë OKB në Gjenevë si me ekipin e Misionit të Republikës së Shqipërisë.

Ministri Hasani do të japë mesazhin e tij në emër të Shqipërisë në takimin e posaçëm të Grupit të Miqve për Llogaridhënien për Ukrainën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar