Ministri Hasani pret në zyrë të ngarkuarën me punë të SHBA, Nancy VanHorn: Mirënjohje ndaj Shqipërisë që mbështet nismat rajonale të sigurisë të qeverisë amerikane

Ministri Hasani pret në zyrë të ngarkuarën me punë të SHBA, Nancy VanHorn: Mirënjohje ndaj Shqipërisë që mbështet nismat rajonale të sigurisë të qeverisë amerikane

Nancy VanHorn dhe Igli Hasani

TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani priti sot në zyrë të ngarkuarën me punë të SHBA, Nancy VanHorn.

Sipas ambasadës amerikane, VanHorn dhe Hasani diskutuan lidhur me bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë për çuarjen më tej të interesave të përbashkëta.

Gjithashtu VanHorn shprehu në emër të SHBA, mirënjohje ndaj vendit tonë për mbështetjen ndaj SHBA në nismat rajonale të sigurisë., si dhe u rikonfirmua partneriteti mes dy vendeve.

Nancy VanHorn zëvendësoi në këtë detyrë si e ngarkuar me punë nga SHBA, David Wisner i cili u largua nga Shqipëria në fund të korrikut.

'E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut