Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ervin Hoxha dhe Konstantina Kamitsi

festat e fundvitit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që rikthehen në atdhe, duke shtuar fluksin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. 

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e sigurisë në tërësi, si dhe u ndal tek lehtësimi i lëvizjes në pikat kufitare ndërmjet dy vendeve, ku konkretisht ka një rritje të fluksit të qytetarëve që kthehen në atdhe për festa.

"Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, theksova nevojën për rritjen e komunikimit mes autoriteteve policore e doganore, si dhe shtimin e personelit nga pala greke në pikat kufitare, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë të lëvizjes", shkruan ministri Hoxha në rrjetet sociale, pas takimit me diplomaten greke.

"Shprehëm angazhimin për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta në dobi të qytetarëve të të dy vendeve", theksoi Hoxha.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’! Bllokojnë makinat në trafik

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’! Bllokojnë makinat në trafik